Sot, pas namazit të drekës në xhaminë Hadum Aga në Gjakovë Këshilli Bashkësisë Islame Gjakovë organizoi ligjëratë fetare me rastin e ditëlindjes së Muhammedit a.s. me temën “Ardhja e Muhammedit a.s. si mëshirë për njerëzimin”
Në fillim imami i xhamisë, Hfz. Safet ef.Hoxha, këndoi disa ajete kur’anore, e më pas kryemami Visar ef.Koshi u përkujtoi të pranishmëve arsyen e këtij manifestimi.
“Jemi tubuar sot këtu që të përkujtojmë një ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë e ndritshme islame, ardhjen në jetë të Pejgamberit tonë të dashur, Muhamedit a.s., të cilin Allahu i Madhëruar e dërgoi mëshirë për gjithë botërat. Jemi tubuar sot këtu që të rikujtojmë dhe t’i rikujtojmë vlerat me të cilat erdhi Muhamedi a.s. për mbarë njerëzimin. Pa dyshim se ardhja e Muhamedit a.s., në këtë botë është një ditë e rëndësishme në historinë e njerëzimit, kjo nga shkaku se kjo ditë ka domethënien e vetë të pamohueshme dhe sa herë që përkujtohet jep porositë e saja, të cilat vlejnë për çdo kënd dhe për çdo kohë”.
Të pranishmëve iu drejtua edhe imami i nderuar Valon ef.Myrtaj, i cili përmes ligjëratës së tij, me fjalë shumë të bukura e përshkroi ardhjen e Pejgamberit tonë të dashur, Muhammedit a.s. si mëshirë për njerëzimin.
Të pranishëm në këtë ligjëratë fetare ishin imamët dhe një numër i konsiderueshëm i xhematilinjëve nga xhamitë e Gjakovës.
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/14_1481623803.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/16_1481623824.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/17_1481623843.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/18_1481623858.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/19_1481623875.jpg[/img]