Islami dhe kumunikimi publik

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (Drejtoria e Burimeve Njerëzore) në bashkëpunim me Shkollën e Lartë Hëna e Plotë Bedër (Qendra e Studimeve Islame) organizuan Programin e Trajnimit me titull: “Islami dhe Komunikimi në Publik” me imamët e Myftinive: Malësi e Madhe, Librazhd dhe Lushnje.

Aktiviteti u hap me këndimin e Kur’anit nga imami dhe studenti z. Hysni Merja. Pas përshendetjeve te nënkryetarit të KMSH z.Bujar Spahiu dhe drejtorit të Burimeve Njerëzore pranë KMSH z. Dorian Demetja fjalën e mori Prof.Dr. Ajhan Tekinesh, i cili referoi temen: “Shoqëria ideale që na urdhëron Islami”, pas tij fjalën e mori Dr. Ramadan Cipuri me temën: “Arti i komunikimit në publik”.

“Metodat qe perdorte Profeti Muhamed (a.s.) në Komunikim”, ishte tema që referoi Dr. Atakan Derelioglu. Ndërsa Dr. Muhamed Muteweli referoi temën: “Metodat e Kumteses dhe Karakteristikat e Kumtuesit”. z.Hysni Skura bëri prezantimin e Departamentit të Shkencave Islame duke e përmbyllur seminarin me ceremoninë e shpërndarjes së çertifikatave./kmsh/

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1482912472.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1482912486.jpg[/img]