Për çdo cigare fali dy rekate namaz

Erdhi një njeri te doktor Halid el-Xhubejri dhe e pyeti: “Doktor, i kam lënë të gjitha veprimet që shkaktojnë hidhërimin e Allahut, pos duhanit.”

Në këtë doktori iu përgjigj: “A dëshiron të pendohesh dhe vërtet ta lësh duhanin?”
Njeriu i tha: “Doktor, pasha Allahun, jam përpjekur në çdo mënyrë, nuk kam pasur sukses ta lë duhanin.”
Doktori i tha: “Pasi ta përfundosh cigaren, merr abdes edhe nëse ke, pra përsërite abdesin, e pastaj fali dy rekat nafile për Allahun xh.sh.”
Pas një kohe, i njëjti njeri erdhi i buzëqeshur te doktor Halid el-Xhubejri, i cili e pyeti: “Përse po qesh kështu, o vëlla?”
Njeriu i tha: “Fillova të veproj sipas këshillës sate. Në fillim shejtani më thoshte mos tymos kaq shumë duhan, sepse pas çdo cigareje duhesh të marrësh abdes dhe të falësh dy rekat nafile. Tymos më pak. Kështu, pas një jave e ndërpreva tymosjen e duhanit.”
Mjeku i tha: “Pasha Allahun, as që e kam paramenduar se kjo metodë do të ketë sukses edhe me duhanin.”

Prandaj edhe ti vëlla i dashur që ende pi duhanin fillo dhe praktiko këshillën e doktorit pasi ta përfundosh cigaren merr abdes dhe fali dy rekat nafile për Allahun xh.sh..



Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi


Artikulli i kaluar
E mira kthehet me të mirë
Artikulli radhës
Kulla prej rëre