Jenna Bush Hager: Islami është paqe, terroristët nuk reflektojnë ‘besimin e vërtetë’.

Moderatorja në NBC dhe e vajza e ish-presidentit amerikan George W. Bush, Jenna Bush Hager përmes një shkrimi ka argumentuar faktin se përse muslimanët duhet të jenë të mirëpritur në Amerikë.

Hager nuk i është referuar direkt pezullimit të fundit të programit për refugjatët dhe ndalimin e përkohshëm të vizitorëve nga shtatë vendet me shumicë muslimane nga ana e presidentit Trump. Letra e saj duket se pasqyron disa nga argumentet aktuale në lidhje me veprimin ekzekutiv të presidentit, si dhe ngjarjes tragjike që ndodhi në një xhami në Kanada.
Hager në shkrimin e saj të postuar në Twitter thotë se “Islami është paqe” dhe se terroristët nuk reflektojnë “besimin e vërtetë.” Ajo gjithashtu u bëri thirrje amerikanëve që muslimanët t’i trajtojnë me respekt.

Shkrimi i saj e plotë:

"Fytyra e terrorit nuk është Islami. Kjo nuk është ajo për çfarë thërret feja islame. Islami është paqe. Këta terroristë nuk e përfaqësojnë paqen. Ata e përfaqësojnë të keqen dhe luftën. Kur ne mendojmë për Islamin, ne mendojmë për një besim që sjell prehje për mbi 1 miliard njerëz në mbarë botën. Është kjo fe që i ka bërë vëllezër e motra njerëzit nga çdo racë. Amerika numëron miliona muslimanë në mesin e qytetarëve tanë, të cilët japin një kontribut tepër të çmuar për vendin tonë. Muslimanët janë mjek, jurist, profesor të drejtësisë, pjesëtar të ushtrisë, sipërmarrës, pronar të dyqaneve, nëna dhe baballarë. Ata duhet të trajtohen me respekt. Gratë që mbulojnë kokat e tyre në këtë vend, duhet të ndihen rehat kur dalin jashtë shtëpive të tyre. Kjo nuk është Amerika të cilën unë e njoh dhe e vlerësoj. Unë kam dëgjuar se disa kanë frikë të dalin përjashta; disa nuk duan të dalin në pazar për familjet e tyre; disa nuk duan të dalin në qytet për të kryer punët e tyre të përditshme dhe të zakonshme, sepse, duke veshur mbulesën, ato ndjehen të frikësuara se do të jenë të kërcënuara. Kjo nuk duhet dhe nuk do të ndodhë në Amerikë. Ata që mendojnë se mund të frikësojnë qytetarët tanë duke zbrazur zemërimin e tyre nuk përfaqësojnë më të mirën e Amerikës; ata përfaqësojnë më të keqen e njerëzimit dhe atyre duhet t’u vijë turp për atë lloj sjelljeje”.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip