Lindsay Lohan: Kurani më qetëson

Artistja e njohur Lindsay Lohan ka hapur edhe njëherë debatin e saj në lidhje me marrëdhënien që ajo ka me islamin dhe botën arabe.

Duke folur në një program televiziv të Kuvajtit, ylli i “Mean Girls”, ka zbuluar se ka lexuar 15 faqe të Kur’anit, njofton Klan Kosova.
Lohan poashtu shtoi se faqet e librit të shenjt islam Kur’an-it i lexoi të përkthyera në gjuhën angleze.
Aktorja amerikane Lindsay e cila poashtu njihet dhe për disa këngë të shumë dëgjuara, pohoi se mban dhe disa audio incizime dhe aplikacione në celularin e saj të cilat bartin mesazhe të shkruara, vargje nga Kurani.
Gjatë intervistës kur Lohan u pyet se a ndjen diçka të veçantë dhe çfarë mendon gjatë leximit të Kur’an-it?
Ajo pasoi me këtë përgjigje: “Unë gjatë leximit të Kura’nit ndjej qetësi”, ka përfunduar ylli i njohur Lindsay Lohan.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip