Rreth katër muaj më parë Marche Ferdous ka filluar shpërndarjen e ushqimit falas, për t’i ndihmuar nevojtarët, kryesisht njerëzit e pastrehë.
Këtu, çdo ditë, ofrohen falas katër deri në pesë vakte ushqimi.
“Ne nuk bëjmë pyetje dhe nuk i gjykojmë njerëzit. Ata duan të hanë, dhe ne u japim atyre ushqimin. Kjo është ajo... kjo është e gjitha”, bashkë-pronari i restorantit, Yahya Hashemi për mediat kanadeze.
- Njerëzit që nuk kanë para janë të mirëpritur për të ngrënë pa pagesë”, shkruan në anglisht dhe frëngjisht në një fletë e thjeshtë A4 në derë, e cila qëndron në derë të restorantit.
Hashemi thotë se ndihmesa e nevojtarëve është pjesë e besimit të tij si musliman, dhe se me këtë veprim ai dëshiron që t’i jep edhe diçka Kanadasë, vend i cili i ka dhënë atij shumë.
Ai, për CBC News tha se shumica e konsumatorëve kishin filluar ta mbështesin atë duke i ofruar para për ushqim që t’i ushqej të tjerët.
“Ata vijnë tek unë, më japin nga 20$, 30$, 50$ dhe thonë: “Nevojtarët që vijnë pas meje do të ushqehen në llogarinë time”, thotë Hashemi.
“Kjo nuk është ndonjë punë e madhe. Ushqimi që tepron do hidhet në fund të ditës, atëherë pse të mos e japim atë për njerëzit që kanë nevojë?”, thotë kuzhinieri i restorantit, Abdelkader Bejaoui për CTV News Montreal
Edhe bashkëpronari, Ala Amiry pajtohet me këtë: “Ky është një gjest i vogël, me anë të cilit shpresojmë që njerëzit të cilët ndodhën në situatë të vështirë t’i bëjmë të ndjehen pak më mirë”, thotë ai për Gazetën Montreal.
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/montreal-que-de_1485349043.jpeg[/img]
Yahya Hashemi dhe Ala Amiry