Forumi Rinor Islam në Maqedoni mundëson paraqitjen e projektit “Muzeu i Muhamedit a.s.”, i cili po paraqitet për herë të parë në Maqedoni.
“Qëllimi i projektit është paraqitja e jetës dhe veprës së të Dërguarit të fundit të Zotit, Muhamedit a.s duke shfrytëzuar mjete teknike bashkëkohore. Projekti “Muzeu Muhamedit a.s.” si ide është krijuar nga Dr. Esmir Halilović, docent në Katedrën e hadithit dhe thirrjes të fakultetit Pedagogjia Islame, universiteti në Zenicë”, njoftojnë nga FRI.
Projekti “Muzeu i të Dërguarit s.a.v.s” si ide është krijuar nga ana e Dr.Esmir Halilovic, ndërsa më vonë është realizuar me ndihmën e bashkëpunëtorëve të tij. Pas këtij projekti qëndrojnë grup i personave entuziastë nga profile të ndryshme që e përkrahin Dr. Esmir Haliloviq, docent në Katedrën e hadithit dhe thirrjes të fakultetit Pedagogjia Islame, universiteti në Zenicë.
Muzeu do të hapet të premten, më 10.02.2017 nga ora 13:00 në Çifte Hamam, Shkup. Hyrja do të jetë falas.
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/reklam_1486548082.jpg[/img]