Pilotja e parë me shami në Forcat Ajrore të Turqisë

Merve Gurbuz do të jetë vajza e parë me shami që do të pilotojë me një aeroplan të Forcave Ajrore të Turqisë.

Pas përfundimit të arsimit të mesëm Merve u regjistrua në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit në Universitetin Selçuk, por që në vitin e fundit, me mbështetjen e babait të saj, vendosi të kaloj në kolegjin e Forcave Ajrore.

Procedura e pranimit në kolegj zgjati më shumë se katër muaj. Procedura përfshin një proces rigoroz të ekzaminimeve mjekësore, ushtrime në avion dhe në fund intervistë në Ministrinë e Mbrojtjes. Të gjitha këto faza, Merve i ka kaluar me sukses dhe u pranua në Universitetin e Forcave Ajrore.

Studimi i saj në këtë fakultet do të zgjasë plot pesë vjet, dhe më pas ajo do të jetë piloti i parë i forcave të TAF që mban shami.

Ndalimi i mbajtjes së shamisë për personelin civil të gjinisë femërore që shërbejnë në TAF u hoq në bazë të një vendimi të publikuar në Gazetën Zyrtare, në nëntor të vitit 2016.

Vendimi thotë se gratë që punojnë në TAF, Komandën e Përgjithshme të Xhandarmërisë dhe Komandën e Gardës bregdetare, tani e tutje mund të veprojnë në përputhje me kodin e veshjes së institucioneve të tjera shtetërore, e cila u mundëson atyre që të mbajnë shami.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip