Pronari i një dyqani lodrash në Konia të Turqisë ofron dhurata për të gjithë fëmijët nën moshën 11-vjeç të cilët i lexojnë interpretimet e sures “Asr” në gjuhën arabe dhe turke.
Göktaş ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të reklamuar aktivitetin e tij të cilin e quajti “Fushatë e sures Asr”, me anë të cilit dëshiron t’i tërheq fëmijët e vegjël që të vijnë në dyqanin e tij dhe ta kuptojnë më mirë Librin e Shenjtë, Kuranin.
“Një ditë në dyqanin tim hyri një familje dhe morën disa lodra për fëmijë, por më pas i kthen ato pas. Duke mos e ditur arsyen dhe duke parë fëmijën e mërzitur, ju thashë: “Nëse e mëson përmendësh versionin arab dhe turk të sures Asr”, unë do të jap çfarëdo lodre që dëshiron. Të nesërmen fëmija erdhi përsëri, e kishte mësuar suren dhe kuptimin e saj dhe unë ia dhurova lodrën e tij të dëshiruar. Pas tij, një fëmijë tjetër më pyeti se a do t’ia dhuroja edhe atij një lodër nëse edhe ai do të mësonte këtë sure përmendësh. Po, i thash... dhe kështu filloi fushata jonë”, tregon Göktaş.
Ai tregoi se këtë fushatë e ka nisur për t’i inkurajuar fëmijët që ta lexojnë dhe ta kuptojnë më mirë Kur’anin, dhe se për këtë ka marrë urime dhe falënderime përmes telefonit nga i gjithë vendi.
Fushata është duke funksionuar shumë mirë. Ajo ka nxitur tek fëmijët një interesim të madh për leximin e Kur’anit.
“Shumë prindër më kanë telefonuar t’më tregojnë se fëmijët e tyre kanë filluar t’ia kushtojnë më shumë kohë Librit të Shenjtë, duke iu falënderuar fushatës. Kjo më bën shumë të lumtur. Kjo fushatë do të vazhdojë aq kohë sa edhe interesimi i fëmijëve që të vijnë në dyqanin tim”, shtoi Göktaş.