Qendra amerikane për hulumtime – Islami, feja e vetme në rritje

Islami është e vetmja fe, e cila në përputhje me rritjen e numrit të njerëzve në planetin Tokë, shënon rritjen e tij. Në vitin 2070 Islami do të ketë më së shumti pasues në Tokë, thuhet në studimin e kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Qendra për hulumtime Pew, ka analizuar ndryshimet demografike dhe rritjen e numrit të pjesëtarëve të feve më të mëdha në botë, dhe ka arritur në përfundimin se në periudhën nga viti 2010 deri në vitin 2050, numri i muslimanëve në botë do të rritet për 73%, ndërsa numri i të krishterëve për 35%, siç është publikuar në Telegrafin britanik. Në të njëjtën periudhë, popullsia e Tokës do të rritet për 37%.
Numri i ateistëve, në vitin 2050 do të ketë një ulje prej 16.4% në 13.2%, edhe pse numri i tyre do të rritet në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndikim të rëndësishëm në rritjen e numrit të pjesëtarëve të feve të ndryshme do luan rritja e popullsisë dhe nataliteti. Kështu që në mesin e muslimanëve vjen 3.1 fëmijë për një grua, ndërsa në mesin e të krishterëve 2.7.
Popullsia muslimane është edhe më e reja në botë, 34% e muslimanëve janë nën moshën 15 vjet, derisa kjo përqindje në nivelin global është rreth 27%.
Ndikim në rritjen e përqindjes së muslimanëve do të ketë edhe braktisja e krishterimit. Sipas vlerësimeve të këtij studimi, në këtë periudhë, krishterimin do ta pranojnë rreth 40 milionë njerëz, ndërsa supozohet se rreth 106 milionë njerëz do ta braktisin atë, duke pranuar një fe tjetër, ose thjesht, ateizmin.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip