Shoqata "Oaza" nga Tuzlla, aktivistët e së cilës kanë pastruar me qindra xhami në gjithë BeH-në, në bashkëpunim me shoqatën "Tempo" nga Vogosca, dhe me pëlqimin e xhematëve lokale të Tuzllës, kanë filluar aksionin për pastrimin e xhamive të qytetit.
Qëllimi i këtij aksioni është zbukurimi i mjedisit në të cilin kryhen adhurimet e përcaktuara.
“Xhamitë janë shtëpia jonë e dytë, prandaj ne duam që vetes dhe muslimanëve tjerë t’ju ofrojmë një komoditet dhe atmosferë të këndshme gjatë qëndrimit në to, duke shpresuar në shpërblimin dhe kënaqësinë Allahut. Edhe pse, duke falënderuar imamët dhe xhematin lokal, e në veçanti Mexhlisin e BI të Tuzllës, xhamitë janë në gjendje shumë të mirë, por ne, me përdorimin e pajisjeve moderne dhe mjaft të shtrenjta, duam që të kontribuojmë në pastrimin edhe më të mirë dhe më të plotë të xhamive tona, duke përdorur metodat më moderne të pastrimit. Deri më sot janë pastruar mbi dhjetë xhami. Me ndihmën e Allahut, ne do të mundohemi që në ditët e ardhshme të pastrojmë sa më shumë të jetë e mundur. Ajo që e karakterizon këtë aksion është përkushtimi i aktivistëve të shoqatës "Oaza", mirësjellja e xhematit dhe të imamëve, si dhe mbështetja e pakursyer e shoqatës "Tempo". Në këtë kohë të vështira kemi nevojë për projekte të përbashkëta që do ta forcojnë unitetin tonë dhe forcën e muslimanëve, duke plotësuar njëri-tjetrin.
Falënderojmë Allahun për këtë projekt të mrekullueshëm dhe shpresojmë që, me vullnetin e Zotit, në të ardhmen, numri i projekteve të tilla të shtohet. Projekte të cilat do të karakterizojnë koordinimin dhe përpjekjen e përbashkët të të gjithë muslimanëve të vendit tonë për të mirën e të gjithë neve dhe komunitetit tonë”, thotë një nga organizatorët e këtij aksioni.
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1489660745.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1489660756.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/1_1489660767.jpg[/img]