Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka nisur fushatën e dhurimit të gjakut për fëmijët talasemikë

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar, ka nisur sërish fushatën e dhurimin të gjakut ndaj fëmijëve talasemikë.

Fushata ka filluar sot, më 20 prill, e enjte në orën 10:00, në ambientet Komunitetit Mysliman përmes dhurimit nga vetë kryetari z. Skender Bruçaj dhe stafi i Komunitetit Mysliman dhe më pas do të shtrihet në të gjitha Xhamitë e Tiranës, si dhe në qytete të tjera të vendit, çdo të premte.

Kjo nuk është hera e parë që Komuniteti Mysliman ndërmerr iniciativa të tilla për fëmijët talasemikë, të cilët kanë nevoja të shpeshta për transfuzion gjaku.

Talasemia është një ndër sëmundjet më të shpeshta të gjakut, që ka përhapje masive edhe në Shqipëri, duke përfshirë më së shumti fëmijët.

Nevojat e tyre janë më të shumta se sa dhurimet vullnetare të gjakut në Shqipëri, ndaj Komuniteti Mysliman i bën thirrje çdo individi, që ka dëshirë të japë kontributin e tij, është i ftuar në ambientet e institucionit të KMSH-së, nëpër Xhamitë e Tiranës për të dhuruar gjak, si edhe në Xhamitë e rretheve.

Gjatë gjithë fushatës njëmujore (nga data 20 prill deri në 20 maj) çdo qytetar apo individ, që ka dëshirë të japë kontributin e tij, është i ftuar në ambientet e institucionit të KMSH-së, nëpër Xhamitë e Tiranës për të dhuruar gjak, si edhe në Xhamitë e rretheve.

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/1_1492684844.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1492684862.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1492684872.jpg[/img]