I Madhi Zot zgjodhi një shembull të përsosmërisë, Profetin Muhamed a.s., simbol i moralit dhe virtytit që i zbriti dritën gjithë njerëzimit. Me mësimet dritëdhënëse kultivoi dashuri e frymë paqësore ndër njerëz, siguroi lartësimin shpirtëror të tyre me normat më të mira morale e shpirtërore. Prandaj, me ngjyra dhe dizenjo të veçantë, Medreseja e Korçës organizoi një program festiv në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë.
Çaste emocionuese, që mbeten gjatë në zemrën e gjithkujt, përcollën për miq e të ftuar mesazhet e besimit islam, madhështia e jetës dhe veprës së Profetit Muhamed a.s.
Në program kishte plot miq e të ftuar si nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Gazmend Aga, Myftiu i Korçës, z. Ledian Cikalleshi; nënkryetari i Bashkisë së qytetit, z. Ermal Saraçi, nënkryetarja e Prefekturës, znj. Mimoza Shuli.
Me vargje poetike të interpretuara me mjeshtëri nga aktorët: Dritan Boriçi, Sokol Angjeli, interpretueset plot dinjitet, nxënëset e Medresesë dhe tingujt që morën jetë nga zëri i këngëtarëve: Venera Lumani, Lind Islami, këngëtares korçare Lazarela Deti, si dhe dy nxënëseve të ftuara nga Medreseja e Tiranës.
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/1_1494843900.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1494843912.jpg[/img]