Sakrifica bashkëshortore

Jetonte një kohë një njeri i varfër bashkë me gruan e tij.

Njëherë, gruaja e cila kishte flokë të gjatë e të bukur kërkoi nga bashkëshorti t’ia blej një krehër për flokë. Burri i saj u pikëllua. I shpjegoi se nuk ka të holla as për rripin e orës së tij i cili gati ishte i copëtuar.
Ajo nuk insistoi.
Të nesërmen, burri shkoi në dyqanin me orë, e shiti orën e dëmtuar të tij me çmim të ulët dhe shkoi të blej krehrin për gruan e tij.
Në mbrëmje erdhi në shtëpi me krehrin në dorë për t’ia dhuruar gruas.
U befasua kur e pa gruan e tij me flokë të shkurtuar, ndërsa në dorë mbante rripin e ri për orën e bashkëshortit.
Lotët u rrjedhën të dyve, për shkak të forcës së ndërsjellë të dashurisë së tyre.



Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc Ali F. Iljazi


Artikulli i kaluar
Çfarë ke në vete?
Artikulli radhës
Djaloshi i suksesshëm!!!