Princi Charles vizitoi xhaminë në Finsburz dhe takoi imamin hero

Princi Charles vizitoi xhaminë ‘Finsbury Park’ dhe u takua me imamin Mohammed Mahmoud i cili cilësohet si hero pasi ndihmoi në arrestimin e të dyshuarit për sulmin ndaj besimtarëve myslimanë që falnin namazin e teravisë.

Princi Charles theksoi se ndihet i tronditur nga ajo që ka ndodhur, pasi viktimat ishin besimtarë që ishin të pranishëm në lutjet e Ramazanit.

Princi Charles ka shtuar se është i impresionuar thellë nga veprimi i imamit i cili e mbrojti të dyshuarin terrorist derisa erdhi policia.

"Lavdi Zotit që ne kemi njerëz kaq të mrekullueshëm," shtoi ai.

Vizita e tij erdhi vetëm disa ditë pasi një pasi një furgon qëllimisht goditi njerëzit që ishin duke dalë nga xhamia.