Avokati 38 vjeçar Mouhssin Ismail që ka refuzuar pagë gjashtëshifrore ka shndërruar një shkollë në njërën prej më të suksesshmeve në Britani të Madhe.
Mouhssin ka lënë punën në firmën e avokatisë “Norton Rose Fullbright” që të bëhet drejtor i shkollës Newham Collegiate Sixth Form në jug të Londrës.
Në njëvjetorin e punës 190 prej 200 studentëve të tij kanë siguruar një vend në universitetet më të njohura në botë – nëntë prej të cilëve kanë marrë oferta nga Oxfordi ose Cambridge dhe një tjetër nga MIT-i në Amerikë, raporton Evening Standard.
“Jam fort krenar me atë që kemi arritur”, thotë Mouhssin
Ai ka thënë se ideja që studentët të pranoheshin në universitetet më të njohura ishte e padiskutueshme dy vjet më parë.
Mouhssin, i cili diplomoi në London School of Economics, thotë se vendosi të bëhej drejtor shkolle kur po përgatiste një marrëveshje financiare në vlerë prej 50 milionë dollarëve.