Dje, pas namazit të ikindisë, në xhaminë e Gazi Husrevbeut në Sarajevë, u organizua duaja e hifzit për të riun Ernad nga Sarajeva.
Ernad Kukulac është aktualisht nxënës i klasës së dytë në Medresenë e Gazi Husrevbeut në Sarajevë, i cili gjithë Kur'anin e mësoi për vetëm gjashtë muaj.
"Mesatarisht, i mësonte nga katër faqe të reja brenda ditës, me një përsëritje të rregullt të atyre që i kishte mësuar më parë", thotë muhaffizi i tij Amar Basic, profesor në Medresenë e Gazi Husrevbeut.
Në fjalimin e tij, drejtori i kësaj medreseje, hafiz Mensur-ef.Malkic përmendi disa informacione interesante se si në çdo gjeneratë të nxënësve, nga klasa e parë deri në të katërtën, të cilët aktualisht mësojnë në këtë medrese, gjendet nga një hafiz dhe që aktualisht në Medrese, në procesin mësimor, punojnë dhjetë hafizë, profesorë dhe edukatorë.
Diplomën hafizit të ri ia dhuroi zëdhënësi i reisu-l-ulemasë, Hussein ef. Smajiç.