Njëherë një njeri i pasur shkon te një dijetar dhe i thotë:
"Nëse më lejon kam dëshirë që t'i plotësoj me mallin tim të gjitha nevojat tuaja".

Dijetari ofertës së tij i dha këtë përgjigje: "E pranoj ofertën tënde,por vetëm me këto kushte. Megjithëse do të plotësosh nevojat e mia, nuk do të pakësohet asgjë nga malli yt! Edhe nëse e sheh ndonjë gabim tek unë nuk do ta ndërpresësh ndihmën tënde! Po më dhe garanci për këto që të kërkova do ta pranoj ofertën tënde!"

"Unë nuk mund ta japi një garanci të tillë", iu përgjigj i pasuri.

Atëherë dijetari i tha: "Atij, që më jep riskun mua, nuk i pakësohet asgjë nga pasuria. Megjithëse i di të gjitha gabimet e mia nuk ma ndërprenë riskun. Mbi të gjitha Ai është që i jep riskun të gjithëve. Më thuaj tani a është e drejtë që unë ta lë Atë dhe t'i bëhem nevojtar një njeriu të thjeshtë?"