Me rëndësi është që në shkolla të kthehet edukimin fetar. Në Bosnje dhe Hercegovinë është rivendosur dhe në këtë drejtim BeH ecën para Malit të Zi, tha në një intervistë Mitropoliti i Malit të Zi Amfilohije, i dyti për nga grada në mesin peshkopëve në kishën Ortodokse serbe me rastin e festës së Krishtlindjeve ortodokse.
Ai tha se nga ministri musliman në qeverinë e Malit të Zi pret që të vendos edukimin fetar nëpër shkollat e këtij vendi.
“Kthimi në të lashtën është shumë i rëndësishëm sepse me të i kthehemi të vërtetës mbi njeriun, mbi krijimin e botës nga Zoti. Ky është themeli i kësaj. Promovimi i kësaj përvoje shekullore e cila nuk është përrallë, nuk është tregim, por një realitet mijëra vjeçar mbi të cilin bazohet gjithçka e ndershme që u është dhënë popujve, në veçanti atyre evropian, aziatik dhe amerikan, është një domosdoshmëri”, tha Amfilohije.
Ai, tregoi se si në vitet 90-të në Mal të Zi kishin tentuar të vendosin edukimin fetar, por fatkeqësisht, pushteti i atëhershëm malazez ishte bartës i jobesimit dhe një gjë e tillë nuk u arrit.
“Meqë njihem si një njeri që flas hapur, them se nëse Damir Shehoviç, ministër i Arsimit në Mal të Zi që është musliman, ka frikë Allahun dhe Ditën e Gjykimit, në Mal të Zi do të vendoset edukimi fetar. Tani, unë nuk e di nëse ai ka frikë Allahun dhe Ditën e Gjykimit, pasi pa këtë, nuk do të ketë arsim të mirëfilltë as përparim”, tha mitropolitit Amfilohije.