Sa vërtetë i besojmë dhe e duam Allahun xh.sh.

Jetonin njëherë burrë e grua, që ishin aq shumë të lidhur saqë nuk mundnin njëri pa tjetrin.

Edhe pse kishin karaktere të ndryshme - burri për nga natyra ishte i qetë, nuk zemërohej as në rrethanat më të rënda, ndërsa gruaja hidhërohej për çdo imtësi.
Një ditë, u nisën në udhëtim me anije. Pas disa ditësh udhëtimi, i goditi një furtunë e fuqishme. Anija ishte gati duke u fundosur nga valët e mëdha. Anija u mbush me ujë ndërsa frika dhe paniku i kaploi udhëtarët.
Edhe gruaja filloi të bërtiste dhe filloi ta kërkonte burrin e saj, por u habit kur e pa se ai qëndronte i qetë. Ajo u zemërua dhe e akuzonte se është i ftohtë dhe indiferent në tërë këtë situatë të rëndë.
Papritmas, u tërbua burri dhe ngriti thikën në gjoksin e gruas, dhe me zemërim e pyeti:
- A nuk frikësohesh nga thika? Ajo e shikoi dhe i tha: - Jo.
- Përse? - e pyeti bashkëshorti.
- Sepse thika është në dorën e atij që i besoj dhe e dua, - u përgjigj ajo.
Në këto fjalë bashkëshorti buzëqeshi dhe i tha:
- Kështu është edhe me mua. Këto valë të tërbuara janë në dorën e Atij që i besoj dhe e dua, andaj përse të frikësohem kur Ai ka kontroll mbi çdo send?


Mesazhi: Mos kini frikë nga valët dhe furtunat e jetës që ju godasin vazhdimisht, por kini besim dhe duajeni Allahun e dashur, se të gjitha
do t' i përballoni me lehtësi.



Përktheu dhe përshtati
Prim.dr.med.sc. Ali F.Iljazi


Artikulli radhës
A mendojmë në Allahun?