Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka njoftuar të gjithë besimtarët se Xhamia e Et’hem Beut në Tiranë, Xhamia e Pazarit në Gjirokastër, Xhamia e Beqarëve dhe Xhamia Mbret në Berat, duke nuk do të jenë më në funksion të besimtarëve për të kryer ritet e tyre fetare.
Në xhamitë e lartpërmendura është falur Xhumaja e fundit ngase ato do t’i nënshtrohen një restaurimi të plotë në bazë ta marrëveshjes që KMSH ka firmosur me Ministrinë e Kulturës.
Qëllimi i restaurimit është ruajta e identitetit dhe trashëgimisë kulturore që përfaqëson secila xhami, në mënyrë që edhe brezat e ardhshëm t’i trashëgojnë me të gjitha vlerat dhe elementët që këto xhami përfaqësojnë. Këto xhami kanë një vlerë të veçantë, jo vetëm për besimtarët myslimanë, por për të gjithë shqiptarët, pasi ato janë pjesë e historisë, e kulturës dhe e trashëgimisë së përbashkët.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka kërkuar mirëkuptimin e besimtarëve për mosfunksionimin e këtyre xhamive gjatë kohës së restaurimit.
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/xhamitee_1519635946.jpg[/img]