Xhamia Clonskeagh në Dablin të Irlandës ka hapur dyert e saj për të pastrehët lokalë, si rezultat i të ftohtit të madh që goditi Evropën.
Pasi temperaturat kanë rënë nën zero, xhamia ka informuar vendasit se ofron strehim për këdo pa marrë parasysh origjinën ose fenë.
Për shkak të temperaturave nën -10 gradë, xhamia është transformuar në një strehimore të përkohshme, ku për disa ditë nevojtarëve u janë ofruar qese gjumi dhe ushqim falas në restorantin e xhamisë.
“Gjatë atyre ditëve ne kemi angazhuar ekipet e sigurisë dhe të mirëmbajtjes për të siguruar ngrohjen e mjaftueshme në ndërtesë, sidomos gjatë natës”, tha Summayah Kenna, udhëheqës i Departamentit të Mirëqenies së komunitetit me Qendrën Kulturore Islame të Irlandës.