Autoritetet Saudite kanë bërë të ditur se projekti për rregullimin e infrastrukturës të burimit Zemzem në kompleksin e Mesxhidul-haremit në Mekke ka përfunduar.
Drejtoria e Mesxhidul-haremit dhe Xhamisë së Pejgamberit a.s. kanë njoftuar se projekti ka përfunduar me sukses dhe se të gjitha barrierat që ishin vendosur për arsye sigurie në kompleksin rreth Qabesë janë hequr.
Në kuadër të këtij projekti janë ndërtuar kanale të veçanta për rrjedhjen e ujit nga burimi i cili ndodhet 21 metra nga Qabeja. Gjithashtu janë instaluar edhe sisteme të veçanta për pompimin e ujit dhe pllaka mbrojtëse përreth burimit.
Projekti për rregullimin e burimit Zemzem ka filluar në fund të tetorit të vitit të kaluar me urdhër të mbretit saudit Selman bin Abdelaziz.