Aktualitete
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur në takim kryetarin e Komunitetit Mysliman Shqiptar në Zvicër, z. Mehas Alija, i cili shoqërohej edhe nga zëvendësit e tij, Fehim Abazi dhe Besim Nuzi, si dhe nga anëtarët e tjerë të Kryesisë.
Drejtoria e Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, ka organizuar sot pritjen për bashkatdhetarët tanë, që jetojnë dhe veprojnë në mërgatë.
Në mexhlisin e Krajës në qendër të Ostrosit - Komuna e Tivarit, u promovua botimi më i ri i revistës Dituria Islame, i autorit Hamdi Alaj
Mbrëmë, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, ka vizituar Panairin e Librit që po mbahet në qytetin e Ulqinit. Gjatë vizitës së tij, Myftiu ndaloi te stendat e botuesve pjesëmarrës, ku u informua nga afër mbi ecurinë e panairit si dhe për interesimin e publikut ndaj librit dhe botimeve të ndryshme
Gjatë qëndrimit në Ulqin, mbrëmë, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, ka takuar imamët e Mexhlisit të Bashkësisë Islame të Ulqinit, të cilët i ka përgëzuar për kontributin e çmuar në misionin e tyre fisnik për t'iu prirë, edukuar dhe fisnikëruar besimtarët e kësaj treve
Gjatë vizitës së tij zyrtare në Ulqin, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, ndaloi për vizitë te varri i atdhetarit të shquar, Ymer Prizrenit
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, pasditen e sotme vizitoi Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Ulqin, ku u prit nga konsulli i Përgjithshëm, z. Arben Doçi
Gjatë qëndrimit në Ulqin, Myftiu Tërnava vizitoi edhe Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, ku u prit nga kryetari i këtij Këshilli, z. Faik Nika.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Tërnava është pritur sot në takim nga kryetari i Komunës së Ulqinit, z. Genci Nimanbegu
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, prej ditës së djeshme po qëndron për një vizitë zyrtare në Mal të Zi, ku ka realizuar takime të rëndësishme me drejtuesit më të lartë të Bashkësisë Islame të Malit të Zi