Aktualitete

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka mbajtur sot një takim me kryetarët e të gjitha Këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ka mbajtur sot mbledhjen e saj të rregullt, nën kryesimin e kryetarit të saj, Myftiut Naim ef. Tërnava

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, sot ka mbajtur mbledhje me kryeimamët e këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës, për të vlerësuar raportet e punës dhe aktiviteteve gjatë këtij viti

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, qëndroi për vizitë në Ambasadën e Katarit në Tiranë, në të cilën u mirëprit nga ambasadori z. Jabor Ali Hussein al Hawashela al Dosari. 

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, ka pritur sot në takim drejtorin e përgjithshëm të Shoqatës Ndërkombëtare Humanitare Kulturore "Istanbul", z. Şuayip Başhan

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, vizitoi Ambasadën e Kuvajtit në Tiranë, në të cilën u mirëprit nga këshilltari, njëherësh zëvendësshefi i misionit, z. Adnan Alguhnaim.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, është pritur në takim nga ambasadori i Arabisë Saudite në Tiranë, njëherësh ambasador jorezident për Kosovën, z. Feisal Hefzi.

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, ka pritur në takim këshilltarin regjional për siguri të Bashkimit Evropian, z. Eddy Greif, i cili shoqërohej nga ekspertja nacionale e Zyrës së BE-së, znj. Heidi Lempio dhe nga zyrtari për politika në Zyrën e BE-së, z. Visar Bivolaku.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z. Jeffrey Hovenier

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, ka pritur në takim një delegacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve të Turqisë.