Aktualitete

Në bashkëpunim me Rijasetin e Bashkësisë Islame të Bosnje dhe Hercegovinës, Bashkësia Islame e Kosovës, mbrëmë në Prizren filloi seminarin dyditor profesional për imamët boshnjakë.

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, mori pjesë sot në tryezën e diskutimit me temën "Të drejtat tona, e ardhmja jonë, ditët e sotme", e cila u organizua nga Misioni i OSBE-së në bashkëpunim me Kolegjin AAB. 

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, ka vizituar sot Institutin e hifzit “Emin Pasha” në Prizren, ku nga afër pa zhvillimin e mësim-besimit, e në veçanti mësimin e hifzit të Kuranit fisnik.

Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” e cila funksionon në kuadër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë për nder të 28 Nëntorit - festës kombëtare, dhuroi dy shtëpi dhe një banesë. 

Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program festiv për nder të 28 Nëntorit, Festës Kombëtare. Në këtë program nxënësit prezantuan pika të ndryshme artistike, duke përfshirë recitime dhe këngë patriotike, që krijuan një frymë festive e frymëzuese.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim drejtorin e përgjithshëm të Fondacionit “International Maarif Schools of Kosova”, z. Mehmet Nedim Aslan.

Për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, Këshilli i Bashkësisë Islame i Suharekës organizoi manifestim kushtuar kësaj dite.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e rregullt të saj, të cilën e hapi dhe e kryesoi kryetari i saj, Myftiu Naim ef. Tërnava.

Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan të mërkurën organizoi tryezë diskutimi me temë "Roli i fesë në shoqërinë bashkëkohore".