Aktualitete
Grupi i dytë me 456 haxhilerë nga Mitrovica, Vushtrria, Obiliqi, Peja, Deçani, Klina, Istogu, Gjakova, Dragashi, Gora, Shtimja dhe Vitia, ka arritur sonte në Aeroportin Ndërkombëtar "Adem Jashari" në Prishtinë.
Mishi nga therja e organizuar e Bashkësisë Islame të Kosovës me rastin e Kurban Bajramit ka mbërritur sot në Prishtinë. Nga nesër rastet më të ndjeshme të shoqërisë kosovare do ta kenë në tryezat e tyre.
Me fytyra të buzëqeshura dhe me lot gëzimi në sy, haxhilerët e Kosovës kanë filluar sot kthimin nga vendet e shenjta. Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, familjarë të shumtë kanë përqafuar më të dashurit e ty
Në qytetin Koper të Sllovenisë u mbajt Forumi i Dytë i Paqes në Ballkan, një iniciativë e Konferencës së Ipeshkvijve Sllovenë (SŠK), që mblodhi rreth vetes udhëheqës fetarë nga 15 vende të Ballkanit.
Në këtë shtëpi të vjetër po jetonte familja Dushi nga Gjakova tash e sa vite – me vetëm një dhomë të vetme, pa kuzhinë e pa dhomë ndenjeje.
Së shpejti, kjo shtëpi do të rrënohet dhe në vend të saj do të ndërtohet një shtëpi e re.
Me një ceremoni solemne të mbajtur me rastin e përvjetorit të çlirimit të Gjakovës, Komuna e Gjakovës i ka ndarë mirënjohjen më të lartë qytetare, “Nderi i Qytetit”, Abdurrahman ef. Bejtullahut, Koordinatorit të Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, që vepron në kuadër të Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës.
Gjatë vizitës së tij në Panairin e Librit në Prishtinë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, ndaloi me interes në stendën e shtëpisë botuese Dituria Islame.
Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, vizitoi sot Panairin e Librit në Prishtinë.
Shtëpia botuese “Dituria Islame” është pjesë e edicionit të 25-të të Panairit të librit, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, i cili do të mbahet më 11-15 qershor 2025.
Departamenti i Gruas pranë Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës organizoi dje një ceremoni për nder të festës së Kurban Bajramit, duke e kthyer atmosferën në një takim përplot frymëzim, falënderim dhe vlerësim.