Aktualitete

Një iftar i jashtëzakonshëm me pjesëmarrjen e mbi 1.000 besimtarëve u organizua të shtunën nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, në bashkëpunim me Komunën e Deçanit. 

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka marrë pjesë sot në Tryezën e dialogut ndërfetar “Dialogu ndërfetar sipas modelit shqiptar”, e cila u organizua nga Fondacioni “Drita”.

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës, dr. Valon ef. Myrta, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ka marrë pjesë në iftarin e shtruar nga Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini, me ç’rast ishin prezent edhe disa drejtorë dhe zyrtarë të kabinetit të tij komunal.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim përfaqesuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë, më konkretisht z. Yılmaz Kılınç, drejtorin e Regjionit të Konyas dhe z. Haluk Yıldız, drejtorin e Regjionit të Bursës.

Të mërkurën, pas iftarit, është inauguruar zyrtarisht projekti i Xhamisë së Gurit në Malishevë, e cila pritet të bëhet një nga xhamitë më të reja dhe më të veçanta në qytet.

Vazhdon edhe këtë vit bashkëpunimi mes Shoqatës Humanitare “Bereqeti”, e cila funksionon në kuadër të KBI të Gjakovës dhe Komunës së Gjakovës që ka të bëj me strehimin e familjeve me nevojë.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë në bashkëpunim me Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, organizoi akademi përkujtimore në nderim të jetës dhe veprimtarisë së hoxhës së nderuar, mulla Fejzulla ef. Salihu.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët e tij, sot vizitoi familjen e ish-presidentit të Kosovës, z. Hashim Thaçi, për t'iu shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së babait të ish-presidentit, bacës Haxhi Thaçi. 

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim shefen e Misionit të Kombeve të Bashkuara (UNMIK), znj. Caroline Ziadeh.

Më 14 mars 2025, drejtori i Diasporës në Bashkësinë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, i shoqëruar nga imami i xhamisë “Mati 1”, Fadil ef. Musliu, realizuan një vizitë në Zvicër.

Video

Atmosferë Barjami në Prishtinë - Intervistë me qytetarët

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!