Aktualitete
Më ftesë të Fakultetit “Dar ul Hikme” të Xhakartasë së Indonezisë, shefi i kabinetit të Myftiut Tërnava, Besim ef. Mehmeti, mori pjesë në konferencën me titull “Veçoritë dhe bazat kuranore në ndërtimin e dialogut ndërmjet qytetërimeve dhe feve të ndryshme”, e cila u mbajt përmes platformës digjitale Zoom.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, mbajti sot mbledhjen e saj të rregullt, të cilën e hapi dhe e kryesoi kryetari i saj, Myftiu Naim ef. Tërnava.
Kryetari i KBIGJ, dr. Valon Myrta mori pjesë në 100-vjetorin e themelimit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka takuar sot administratën e këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës, kryetarët, kryeimamët, sekretarët dhe arkëtaret.
Me këndimin e pjesëve nga Kurani dhe me tekbire është hapur xhamia e re në Dumnicë të Poshtme të Vushtrrisë, në të cilën morën pjesë shumë banorë, liderë institucional dhe personalitete të ndryshme.
Në prag të muajit Ramazan, Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” dhe Qendra e Mbretit Selman nga Mbretëria e Arabisë Saudite, kanë filluar shpërndarjen e 2400 pakove ushqimore, të cilat janë të dedikuara për familjet nevojtare.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë, i shoqëruar nga kryetari i Këshillit të BI-së të Gjakovës, Dr. Valon ef. Myrta me bashkëpunëtorë, kanë parë nga afër zhvillimin e punimeve në restaurimin e Xhamisë Mahmut Pasha dhe ndërtimin e objektit Vakëf Çarshia në qendër të qytetit.
Drejtori i Drejtorisë së Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, i shoqëruar nga kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë, Hetem ef. Sopjani, kanë vizituar Qendrën Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion në Lozanë, në të cilën u mirëpritën nga imami, njëherësh kryetari i kësaj Qendre, Fehim ef. Abazi.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim z. Bernard Çobaj, i ngarkuar me punë i Ambasadës së Malit të Zi në Republikën e Kosovës. Myftiu Tërnava e njohu mysafirin me funksionimin e institucionit të BIK-ut, si dhe me sfidat me të cilat ballafaqohet ai.
Më 11 mars 2023, Qendra Islame Shqiptare në Renens, me një program të begatshëm kujtoi historinë e themelimit dhe rrugëtimit të saj brenda tri dekadave. Në këtë eveniment mori pjesë edhe delegacioni i BI-së së Kosovës, i përbërë nga Ekrem ef. Simnica, drejtor i Diasporës në Kryesinë e BIK-ut dhe Hetem ef. Sopjani, kryetar i BI-së së Prishtinës.