Shkrime Autoriale

Nëse "Rrëfime për të dërguarit e Allahut" i Hafidh bin Kethirit është tepër shkencor, vazhdimisht mbështetet në citate kuranore dhe hadithe profetike saqë eliminon tërësisht narrativen, historinë/ngjarjen, dhe "Të dërguarit e Allahut" e Ahmed Behxhetit është tepër letrare, historitë/ngjarjet i rrëfen mbi bazë fetare por në formë letrare (artistike), libri "Muhamedi a.s. mëshirë për mbarë njerëzimin" i Samir Ahmetit, për aq sa përfshin historinë e Muhamedit a.s., qëndron në mes këtyre dy modeleve: citon Kuranin dhe hadithet aq sa të mos transformohet historia/ngjarja, dhe nuk lëshohet në rrëfim aq sa të kalojë në histori/ ngjarje krejt letrare artistike.

E drejtë e përkujdesjes për xhamitë e Allahut është vetëm e atij që i ka besuar Allahut dhe ditës së mbramë, e që e falë namazin, jep zeqatin, e nuk i frikësohet askujt pos Allahut. Të tillët do të jenë të udhëzuarit. (Et- Tevbe, 18)

Libri "Akaidi sipas Imam Maturidiut”: i autorit Kasim Gërguri, i ka munguar bibliotekës shqiptare në përgjithësi, e sidomos asaj islame në veçanti.

Falënderimi dhe mirënjohja është si një spirancë që tërheq vëmendjen tonë thellë nën sipërfaqen e trazuar të mendimeve, kohëve, dëshirave dhe fobive të stuhishme, duke e stabilizuar anijen e trazuar të mendjes sonë në qetësinë e thellë të shpirtit dhe hapësirën e bukurive dhe begative të Zotit të
Madhërishëm, e që janë të pranishme kudo përreth nesh.

"Rrëfime të vërteta pejgamberike" i Dr.Umer Sulejman Abdullah El-Eshkarit është libër që, para së gjithash, edhe në titull objektin e cilëson si të vërtetë.

Toleranca dhe dialogu mes popujve dhe shoqërive me diversitete të ndryshme kulturore dhe fetare është në të vërtetë synim dhe sfidë për të gjitha shoqëritë e rajonit të Ballkanit, por edhe më gjerë. Trajtimi i temave me përmbajtje të tilla orienton dhe ndihmon në avancimin dhe kultivimin e vlerave tolerante, paqësore dhe të dialogut në shoqërinë tonë multikonfensionale në Kosovë.

"Komentimi i sures Jasin” është një libër i veçantë, si për nga struktura e vet, ashtu edhe për nga qasja. Pena e dëshmuar prej vitesh e prof.Sabri Bajgorës këtë herë vjen edhe më e fuqishme, duke prezantuar gjetje të reja të trajtimit të njërës prej kaptinave më të njohura të Kuranit famëlartë. Nëse jo vetëm për këto arsye, ky libër ia vlen të lexohet edhe për faktin se është libri më i plotë i bërë gjer tani për kaptinën Jasin në gjuhën shqipe.

Sërish erdhi stina ku pëllumbat e bardhë të shtegtojnë, të rendin e të vrapojnë drejt folesë, ku do të qëndrojnë dhe do të ndiejnë ngrohtësinë, ëmbëlsinë dhe mikpritjen e saj për disa ditë. Pëllumbat e bardhë janë haxhilerët me ihram, veshja identifikuese dhe simbolikë e çdo haxhiu, ndërsa foleja është Qabeja e Shenjtë, e cila mirëpret në gjirin e saj dhe rreth e përqark, vizitorë e mysafirë nga të katër anët e botës.

Dita e sotme, e xhumaja e parë e shtatorit 2016, nisi me emocionet e përcjelljes së haxhilerëve të këtij viti. Sivjet, rreth 40 besimtarë, djem të rinj, burra e gra, iu përgjigjën thirrjes së telbijes, me zemër thanë: “Lebbejkall-llahumme lebbejke” e, drejt Mekës e Qabes së Madhnueshme, u nisën me zemër, para se të shkelnin tokën e bekuar…

Në rrethanat bashkëkohore në të cilat jetojmë, kryesisht e cilësuar si kohë moderne apo modernizmi, ekzistojnë shumë aspekte negative të cilat ndikojnë në jetën personale dhe shoqërore në vendet ku jetojnë myslimanët. Megjithatë, ekzistojnë edhe anët pozitive. Kur e themi këtë, nuk duhet menduar se jemi kundër modernizmit si botëkuptim, por jemi të mendimit që myslimanët anekënd botës, e posaçërisht në vendin tonë, duhet të bëjmë krahasimin e çdo gjëje që na ofrohet me parime dhe mësime islame.