Shkrime Autoriale

Sipas të dhënave të KB Rohingja muslimanët e Mijanmarit (Burmës) janë pakica kombëtare më e rrezikuar në botë. Ata po vriten nga aparati shtetëror, të ndihmuar fortë nga feja budiste. Nuk dihet numri i të vrarëve, meqë shteti nuk lejon depërtimin e mediave botërore dhe organizatave joqeveritare.

Ndër karakteristikat e muajit të bekuar të Ramazanit është se ai përbëhet prej shumë momenteve margaritarë që kanë mundësi ti shijojnë vetëm ata që i pranojnë, identifikojnë e meditojnë rreth tyre, e nuk hezitojnë të abstenojnë.

Është vërtetuar shkencërisht se fëmijët të cilët japin për bamirësi bëhen më të dashur kundrejt bashkëmoshatarëve të tyre, ndërkaq kur të bëhen të rritur marrin më shumë përgjegjësi! Cili prind nuk do e dëshironte një fëmijë që është i shoqërueshëm e i dashur në shoqëri; cili prind nuk do kishte dëshirë që fëmiju i tij të jetë bartës procesesh në shoqëri?!

Koha në të cilën jetojmë me plotë të drejtë do të mund të cilësohet periudhë e luftës së njeriut për ta gjet vetveten dhe për ta mbajtur në jetë origjinalitetin e vet, ngase mjetet e komunikimit bashkëkohor sa kanë anë pozitive, aq ndikojnë edhe negativisht duke u mundësuar elementeve djallëzore destruktive njerëzore që ta ushtrojnë ndikimin dhe influencën e vet mbi njerëzit dhe shoqëritë, ashtu që do të formojnë nga propagandat e tepërta dhe të vazhdueshme qenie njerëzore që nuk e njeh veten, e ka humbur identitetin dhe vrapon pas modës së tjetrit pa diskutuar fare për konstruktivitetin apo jo konstruktivitetin e asaj që e imiton.

Në janar të vitit 1981 Organizata ndërkombëtare e mjekësisë islame ka mbajtur konferencën e parë të saj. Mjekët musliman nga të gjitha viset e botës kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me dy versionet e betimit të Hipokratit. Është me rëndësi që ne të kuptojmë përse ata kan marrë këtë qëndrim.

„Në kushtet e sotme të jetës, zotëron ky ligj absolut: Ajo racë që nuk i vlerëson talentet e vet, ajo është e dënuar në shkatërrim…Sot ne e çojmë përpara jetën tonë, por nesër shkenca do të shkojë edhe një hap më përpara, e për fatin e njerëzve analfabetë nuk do të ketë mëshirë.“ (Alfred North Witehead)

Më lejoni të nderuar pjesëmarrës në këtë konferencë që në kuadër të diskutimeve mbi arsimin fetar si një kontribut potencial për zhvillimin e shoqërisë multikulturore të Evropës së re, të jap mendimin tim personal lidhur me rëndësinë dhe arsyeshmërinë e inkuadrimit të mësimit të fesë në shkollat e Kosovës.

Personaliteti i të riut musliman duhet të jetë simbol i sinqeritetit dhe besnikërisë,ndërsa tradhtia duhet të jetë fjalë e pa njohur për fjalorin e tij.

Një nga pikat e dobëta më të theksuara të botës Islame, e në këtë rast edhe të të rinjve musliman, është planifikimi dhe programi i jetës dhe veprimtarisë së tyre.