Artikuj

Medreseja “Mehmed Fatih” në Malin e Zi është e veçantë në llojin e vet në mbarë rajonin, pasi mësimi në këtë shkollë zhvillohet në dy gjuhë, në atë boshnjake dhe në gjuhën shqipe.

(Reagim ndaj shkrimit “Skandali i “BIK”-ut me kurbanë – deklaron se pagoi 17 euro për një kilogram mish nga Hungaria”, të publikuar dje në portalin “Express”, më 19.09. 2017, ditë e martë, në orën17:33).

Shumë besimtarë, pak a shumë janë të varur nga Facebook-u. I kontrollojnë llogaritë në Facebook nga disa herë në ditë. Disa e kanë përditshmëri Facebook-un, me fjalë të tjera e kanë gjënë e fundit që e bëjnë para fjetjes, dhe gjënë e parë pas zgjimit; dhe pasi që “futen” aty, koha thjeshtë fluturon.

Institucionet e rajonit të Ballkanit kompetente për organizimin e Haxhit nga besimtarët muslimanë tashmë janë gati, ndërsa regjistrimet kanë përfunduar.

Mitrovica, qyteti historik tashmë i ndarë, vuan mungesën e një prej monumenteve të saj më simbolike, më indentifikuese; atë që në fakt është pikënisja e këtij qyteti si dhe e shumë të tjerave në hapësirat shqiptare: xhamia.

Imami i Qendrës Islamike të kryeqytetit të Namibisë, Windhoek, Mohammed Negumbo, familja e të cilit është nga feja krishtere, thotë se me njohjen e një familjeje muslimane në moshën 21 vjeçare ka vendosur që të zgjedhë Islamin si fe.

Në një kurs për mësimin e Kur'anit në lagjen Kyçykçekmexhe të Stambollit, mësimet ndjekin hafëz me shikim të dëmtuar të cilët memorizojnë Kur'anin me ndihmën e gishtave.

Historia e jashtëzakonshme e mjekes që thëniet e Profetit Muhamed i konkretizon në zbulime shkencore. Një shkencëtare myslimane nga Shkodra është duke mahnitur Italinë.

Shqipëria e ruan harmoninë fetare si një aset solid të shoqërisë. Për këtë diskutuan në Berlin përfaqësues të komuniteteve fetare nga Shqipëria.

Edhe pse bazë e agjërimit është mosngrënia, kjo nuk do të thotë që të injorohet ngrënia, meqë gjatë muajit të Ramazanit, një 24-orësh është i ndarë mes konsumit dhe jokonsumit ushqimor.