Rajoni

Imami i xhamisë Stara Breka në Sarajevë, Muhammad Veliq, ka ftuar të gjithë qytetarët që në këto ditë të ftohta nuk kanë ku të ngrohën të vinë në xhami.

Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar kanë organizuar një fushatë sensibilizuese për të ndihmuar fëmijët e dëmtuar nga lufta e përgjakshme e Sirisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka përkujtuar intelektualin dhe patriotin, Hafiz Ali Korça, me rastin e 60 vjetorit të vdekjes.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (Drejtoria e Burimeve Njerëzore) në bashkëpunim me Shkollën e Lartë Hëna e Plotë Bedër (Qendra e Studimeve Islame) organizuan Programin e Trajnimit me titull: “Islami dhe Komunikimi në Publik” me imamët e Myftinive: Malësi e Madhe, Librazhd dhe Lushnje.

Pasditen e së mërkurës, më 14 dhjetor 2016, Myftinia Shkodër organizoi një sesion shkencor mbi jetën dhe aktivitetin e dijetarit të shquar të trojeve tona, Hafiz Ali Ulqinaku. Aktiviteti, që u zhvillua në bibliotekën e qytetit Shkodër, u hap me fjalën e rastit, mbajtur nga teologu Lavdrim Hamja, i cili hodhi dritë mbi lindjen, fëmijërinë dhe aktivitetin e përgjithshëm të H. Ali Ulqinakut.

Ditën e hënë, më 12 dhjetor 2016, pas namazit të iqindisë, në xhaminë e Madhe, "Ebu Bekër", në Fushë Çelë, Myftinia Shkodër nisi maratonën e aktiviteteve të larmishme 14 ditore, me rastin e përkujtimit të Lindjes së Begatë të Hz. Muhammedit (a.s), dërgesës së tij mëshirë dhe përhapjes së shembullit të tij të lartë, si alternativë suksesi dhe balasam shërues në çdo kohë.

Bajram Dizdareviç është hafizi i parë i Kuranit që ka përfunduar Medresenë "Mehmet Fatih" në Podgoricë. Ai gjithashtu është edhe hafizi i parë i Kur'anit në vendlindjen e tij, pas shumë dekadash.

Paraditen e së martës, më 22 nëntor 2016, Myftinia Shkodër organizoi seminarin me temë: "Imamët, pishtarë të udhëzimit", ku merrnin pjesë imamët e Myftinisë Shkodër.

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Sulejman ef., Rexhepi dhe drejtori i Agjencisë Tika Temoan Tiryaki, nënshkruan marëveshjen për restaurimin dhe planifikimin hapësinor të tre xhamive të periudhës osmane në Shkup.

Nisur nga pamjet e regjistruara policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy persona të dyshuar për grabitjen e arkës dhe sendeve tjera me vlerë në xhaminë “Ebu Beker” në qendër të Shkodrës.