Lajme nga Bota

Anëtari i kryesisë së Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër, njëherit edhe Imam i Xhamisë Mekka në Schaffhausen, Nimetullah ef. Veseli, me ftesë të Organizatës per dialog ndërfetar, mori pjesë në lutjet e paqes, me moton “Së bashku për paqe!”

Ministria Saudite e Çështjeve Islame, e përfaqësuar nga Sekretariati i Përgjithshëm për Ekspozita dhe Konferenca, së fundmi përuroi Ekspozitën e Kur'anit të Shenjtë në Mekë.

Ministria e Haxhit dhe Umres e Arabisë Saudite ka konfirmuar se më shumë se një milion besimtarë kanë falur namazin e xhumasë në Xhaminë e Madhe në Mekë pas heqjes së kufizimeve të Covid-19.

Unioni i Komuniteteve Islame të Italisë u ka kërkuar komuniteteve myslimane në vend dhe në mbarë Evropën që “të hapin dyert e qendrave të tyre në mënyrë që të mund të jenë strehë e sigurt për ata që ikin nga lufta në Ukrainë”.

Familjet myslimane në Ukrainë po përpiqen të mbështesin njëra-tjetrën me të gjitha mjetet e mundshme, në mënyrë që të zbusin tragjeditë e luftës dhe refugjatët me të cilat po përballen

Ministria saudite ka hequr kufizimin për marrjen e vaksinës COVID-19 për të hyrë në dy xhamitë e shenjta, Mesxhid al-Haram dhe Mesxhid an-Nabawi.

Gjatë Ramazanit namazi i teravive do të falet me pjesëmarrje të plotë të besimtarëve në xhamitë e shenjta Mesxhid al-Haram dhe Mesxhid an Nebawi

Pas kufizimeve të rrepta 2 vjeçare si pasojë e Covid-19, janë hequr masat paraprake për pelegrinët dhe vizitorët në dy xhamitë e shenjta, Mesjid al-Haram dhe Masjid an-Nabawi para Ramazanit 2022.

Rregullat e reja të Indonezisë që rregullojnë përdorimin e altoparlantëve për më shumë se 600 000 xhami të regjistruara, duket se kanë ndezur polemika në vendin me popullsinë më të madhe myslimane në botë.

Legjenda e futbollit holandez Clarence Seedorf ka njoftuar se është konvertuar në Islam. Ka qenë vetë ish-futbollisti që ka njoftuar këtë ndryshim në llogarinë e tij në Instagram.