Lajme nga Bota
Kryetari i Kalgarit, Jeromy Farkas, ka shpallur tetorin si Muajin e Historisë Islame Kanadeze (Canadian Islamic History Month), duke vlerësuar historinë, kulturën, trashëgiminë dhe kontributin e myslimanëve në shoqërinë kanadeze.
Viti 2039 pritet të jetë i veçantë për myslimanët, pasi brenda të njëjtit vit gregorian do të shënohen tre Bajrame dhe dy sezone të Haxhit.
Studiuesit po analizojnë formacionin Durupınar në Turqi, i cili po shqyrtohet si një vendndodhje e mundshme e anijes së Nuhut (a.s.). Deri tani, nuk është konfirmuar asnjë zbulim shkencor
Nga komplekset e reja hoteliere pranë dy xhamive të shenjta te qendrat kulturore, zonat e banimit, hapësirat tregtare dhe projektet e mirëqenies - Meka dhe Medina po përjetojnë një valë të gjerë zhvillimi urban në kuadër të objektivave të Vision 2030 të Arabisë Saudite
Indonezia kryeson listën me 221 mijë vende, ndërsa Pakistani dhe India renditen pas saj
Ministria e Arsimit e Emirateve të Bashkuara Arabe ka njoftuar se të gjitha shkollat publike në vend do të rezervojnë çdo ditë një kohë të posaçme për faljen kolektive të namazit të drekës, gjatë orarit shkollor.
Xhamia Fazl në Southfields të Londrës ka shënuar 100-vjetorin e hapjes, duke përkujtuar një shekull të aktivitetit fetar, shërbimit ndaj komunitetit dhe angazhimit humanitar.
Gjatë muajit tetor, Kanadaja shënon Muajin e Historisë Islame, një periudhë kushtuar njohjes dhe promovimit të trashëgimisë, kulturës dhe kontributit të myslimanëve në shoqërinë kanadeze.
Dy motra nga Gaza, Tala Mousa, 17 vjeç, dhe Farah Mousa, 15 vjeç, kanë krijuar një projekt që synon t'i kthejë rrënojat e ndërtesave të shkatërruara në blloqe të ripërdorshme ndërtimi.
Në Bangkok, një grup të rinjsh myslimanë nga provincat kufitare jugore të vendit ka kthyer Xhaminë Yamiul Islam në një qendër të përbashkët për përgatitjen dhe shpërndarjen e ushqimeve.