Lajme nga Bota

Xhamia Kampung Hulu, një ndër strukturat më të lashta të shtetit Malacca të Malajzisë, magjeps vizituesit e qytetit me pamjen e ndryshme arkitekturore, shkruan AA.

Prindërit musliman nuk pranojnë që fëmijët e tyre të marrin pjesë në vaksinimin mbarëkombëtare kundër gripit pasi Këshilli Musliman i Britanisë vendosi që trajtimi ishte i ndaluar sipas Islamit.

Meqenëse liria fetare është vlerë thelbësore që përpiqen ta fuqizojnë shoqëritë demokratike, edhe Departamenti Amerikan i Shtetit ndan një çmim vjetor për aktet e guximshme në ruajnë lirinë fetare kudo në botë.

Autoritetet saudite kanë sjellë një vendim me të cilin dyqanet lejohen të jenë të hapura 24 orë në ditë, duke përfshirë dhe kohën e faljes së namazit, transmeton Anadolu Agency.

Tahir Kukaj, imami me origjinë nga Kosova, do të shërbejë si klerik në policinë e New York të SHBA-së, njofton Radio Evropa e Lirë, në kuadër të fushatës “Jo në emrin tim”.

Këshilli Koordinues Mysliman në Gjermani (KKMGJ), e cila ndërmerr hapa të rëndësishme drejt përfaqësimit të përbashkët dhe të barabartë të myslimanëve në vend, në përbërjen e saj do të pranojë anëtare të reja edhe atë, bashkësinë islame shqiptare, boshnjake dhe marokene, raporton Anadolu Agency.

Gazetari holandez Ard Schouten ka bërë një veprim për herë të parë në jetën tij duke agjëruar gjatë tërë muajit të Ramazanit edhe pse nuk është musliman, shkruan Anadolu Agency

Një herbalist në Turqinë qendrore, u ofron banorëve lokal një pije të veçantë të prodhuar nga 40 lloje erëza dhe produkte të ndryshme bimore, nga një recetë origjinale e cila daton nga 600 vjet më parë, shkruan Anadolu Agency.

Kur doli informacioni se komuniteti musliman në Sevilje po humbte një xhami të improvizuar , ish-sulmuesi i Tottenham-it, dhe pastaj Sevilla-s, Frederic Kanoute e dinte se ai kishte për të ndihmuar që kjo mos ndodhte, shkruan BBC.

Anëtarët myslimanë të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin e SHBA-ve, Ilhan Omar, Andre Carson dhe Rashida Tlaib, kanë shtruar iftar në Kapitol, selinë e Kongresit, me rastin e muajit të Ramazanit.