Lajme nga Bota

Me mijëra vetë morën pjesë në namazin e xhumasë në Christchurch në Zelandën e Re për të shënuar një javë që kur 50 njerëz ranë dëshmorë në dy xhami. Hutbja u transmetua në radio dhe televizionin kombëtar.

Shumë xhami në Zelandën e Re dhe në mbarë botën janë mbuluar me lule, me mesazhe përkrahëse dhe thirrje për paqe pas masakrës në Christchurch të Zelandës së Re, ku u vranë 49 myslimanë.

Shumë persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e sulmit me armë ndaj atyre që falnin namazin e xhumasë në një xhami në qytetin ChristChurch të Zelandës së Re.

Sot me namazin e mëngjesit është hapur për ibadet xhamia e Çamllëxhasë (Çamlıca) në Stamboll që është xhamia më e madhe e Turqisë.

Myftiu i Rusisë Ravil Gajnetdin, parashikon se në 15 vitet e ardhshme përqindja e muslimanëve në vendin e tij do të rritet në 30 për qind të popullsisë së përgjithshme, ku aktualisht qëndron në shtatë për qind.

Xhamia më e madhe në Turqi, “Çamlıca Camii” në Stamboll do të jetë e hapur për të paktën 15-20 ditë.

Sipas mediave të huaja, ajo është parashikuar të pranojë rreth 60 mijë besimtarë në një kohë.

Po sipas mediave, xhamia është ndërtuar në një sipërfaqe prej 57,000 metra katrorë, dhe përveç xhamisë, i gjithë kompleksi do të përbëhet nga një muze, një galeri arti, një bibliotekë, një sallë konferencash, studiot dhe parking.

Në brendësi të kupolës ka 16 shkrime të cilat i atribuohen Perëndisë. Bëhet gjithashtu e ditur, se në hapjen zyrtare të saj, të jetë prezent edhe presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan.

Ish deputet i Holandës, Joram van Klaveren, pjesëtar i ekstremit të djathtë në partinë e Geert Wilders, ka njoftuar se është konvertuar në Islam.

Më 27 dhe 28 janar në Universitetin e Vjenës u mbajt Konferenca Ndërkombëtare e Departamenteve dhe Fakulteteve të Shkencave Islame, si dhe Instituteve Teologjike dhe Pedagogjike Islame të Europës “E ardhmja e teologjisë islame dhe e edukimit fetar në Evropë në fushën e tensioneve midis shkencës, politikës dhe shoqërisë”.

Turqia së shpejti do t’i hapë dyert e medresesë së lashtë “Gök” të periudhës së Perandorisë Selxhuke në provincën Sivas pasi kanë përfunduar punimet e restaurimit, raporton Anadolu Agency.

Në vend që të mbyllte restorantin ose të rriste çmimet e ushqimit gjatë pushimeve të Krishtlindjeve, pronari i një restoranti në Londër me emrin Hasan Masud, vendosi të bënte diçka të mrekullueshme.

Video

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë bën thirrje për ndihmë në ndërtimin e xhamisë

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!