Lajme nga Kosova

Si tradicionalisht, më 21 gusht 2018, në të gjitha xhamitë e Republikës së Kosovës, si në tërë botën ku jetojnë myslimanët, me gëzim e hare u prit dhe u kremtu duke falur namazin e Kurban Bajramit.

Të shtunën, me datë 28 korrik 2018, në mënyrë solemne u bë hapja e xhamisë në fshatin Gorancë të Hanit të Elezit.

Iniciativa e Femrës Kosovare (IFK) në Gjakovë me mbështetje të Ambasadës Amerikane në vendin tonë të mërkurën, më dt. 11 korrik 2018 organizoi Konferencë me temën: “Përfshirja e komunitetit të prindërve në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm”.
Të pranishëm në konferencë ishin përfaqësues të ambasadës amerikane, zyrtarë komunalë, funksionarë të policisë së Kosovës, përfaqësues fetar, të arsimit dhe OJQ-ve, ndërsa pjesëmarrës në panel, përveç drejtoreshës së IFK-së znj. Eranda Baçi, ishin z. Ardian Gjini, kryetari i KK të Gjakovës, Kristë Gjokaj, komandant i stacionit policor në Gjakovë si dhe Violeta Smajlaj, koordinatore e Departamentit të Gruas së BIK, dega në Gjakovë.

Si tradicionalisht, pas përfundimit të muajit të Ramazanit, më 14 korrik 2018, në të gjitha xhamitë e Republikës së Kosovës, si në tërë botën ku jetojnë myslimanët, me gëzim e hare u kremtu përfundimi i muajit të agjërimit – Ramazanit sherif, duke falur namazin e Fitër Bajramit.

Pas nënshkrimit të memorandumit mes Ministrisë së Kulturës, Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim TIKA, do të fillojë restaurimi i xhamisë së Çarshisë në Prishtinë.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka marrë pjesë sot në iftarin e organizuar nga shoqata zejtarëve dhe afaristëve “Esnaf” nga Prizreni. Ky iftar, sipas Hasanit, është organizuar me prodhime vendore, mbështetjen ndaj të cilave, sipas tij, e ka “top prioritet”.

Një ngjarje humane ka ndodhur dje në Xhaminë e Drenasit, ku familja Topalli nga Baica dhe familja Gjeli nga Likoshani të Drenasit kanë shtrirë njëra tjetrës dorën e pajtimit pikërisht në muajin e bekuar të Ramazanit.

Të hënën, në qendër të Prishtinë, në sheshin Nëna Terezë, disa të rinj besimtarë muslimanë, në vigjilje të muajit të Ramazanit, kanë shpërndarë bakllava.

Zv.ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Colleen Hyland ka vizituar xhaminë “Pavarësia” në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë me ç’rast ka biseduar me një grup besimtarësh të atyshëm për të drejtat e njeriut si dhe për rolin e komunitetit musliman në ndërtimin e Kosovës.

Erërat e forta në vend sot shkaktuan dëme të ndryshme në qytetin e Pejës.