Lajme nga Kosova

Në pasditen e së shtunës (15.0420017) ka ndodhur një incident në fshatin Llabjan të komunës së Novobërdes, ku një shtetas kosovar me kombësi serbe ka sulmuar dhe demoluar shkollën e fshatit, ambulancën, xhaminë dhe disa shtëpi private.

Në Ferizaj u inauguruan projektet e renovimit të objekteve të trashëgimisë kulturore të qytetit, projekti i ndriçimit të Xhamisë Mulla Vesel Guta, inaugurimi i objektit muze “Ish selia Ipeshkvinore e Kosovës dhe kishës ortodokse “Shën Uroshi” në Ferizaj.

Më 29 mars 2017 gratë përfaqësuese të bashkësive fetare të ndryshme fetare (Bashkësisë Islame, Kishës Ortodokse Serbe, Kishës Katolike dhe Kishës Protestante), zyrtare komunale dhe përfaqësuese të shoqërisë civile së bashku me nxënëset e Medresesë Alauddin në Prizren vizituan Xhaminë Sinan Pasha, Kishën Ortodokse Serbe dhe Kishën Katolike të qytetit.

Me kërkesë të Këshillit të BI në Drenas, komuna e Drenasit kishte ndarë parcelën tokësore për ndërtimin e xhamisë në fshatin Tërdevc, me qëllim plotësimin e nevojave shpirtërore të banorëve të kësaj ane.
Me datë 22 mars me një solemnitet rasti u vendos gurthemeli i kësaj xhamie në praninë jo vetëm të qytetarëve të shumtë, por edhe përfaqësuesve të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës si dhe institucioneve shtetërore dhe fetare në nivel lokal.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë së Drejtësisë, Labinotë Demi-Murtezi, ka reaguar ndaj një vendimi të Gjykatës së Lartë të Bashkimit Evropian, i cili u jep të drejtë punëdhënësve t’ua ndalojnë punonjësve të tyre bartjen e simboleve politike, filozofike e fetare, përfshirë këtu bartjen e shamisë nga gratë myslimane.

Gurthemeli për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë ishte vënë me pompozitet, në vitin 2012, nga krerët e atëhershëm të institucioneve kryesore të Kosovës – presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi, kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa. Por, pas katër vjet e gjysmë, asgjë nuk ka nisur në hapësirën prej 80 arësh në afërsi të ndërtesës së PTK-së në lagjen Dardania, njofton Agjencinë e Lajmeve “Ekonomia Online”.

Për nder të nëntë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, xhemati i xhamisë kryesore në Podujevës xhumanë e falën me plisa të bardhënë kokë.

Ndërtimit të Xhamisë Qendrore në Prishtinë duket se po i vjen fundi. Stina e pranverës pritet ta bëjë me xhami të re Prishtinën. Kështu kanë konfirmuar zyrtarë në Bashkësinë Islame të Kosovës, njofton Indeksonline.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, bashkë me drejtorin e Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport në Komunën e Prishtinës, Besart Vllahinja, vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame të Prishtinës, ku u pritën nga Kryetari Hetem Sopjani.

Gjesti i jashtëzakonshëm i familjes Klinaku nga Bivolaku i Vushtrrisë është shembulli më i mirë i familjes shqiptare.