Profesori i Fakultetit të mjekësisë në Universitetin Kocaeli, Sadettin Hulagu, flet për atë se çfarë duhet ngrënë gjatë ramazanit që agjërimi të mos parqet rrezik për shëndetin.
Hulagu thotë se ditët e gjata të agjërimin të ramazanit dhe temperaturat e larta kërkojnë kujdes të veçantë. Ai këshillon që për syfyr gjithsesi të merret ushqimi i cili është i pasur me proteina të tilla si vezë, kos, qumësht dhe ushqime tjera që, përndryshe, ne i hamë për mëngjes.
Duke përmendur nevojën e marrjes së lëngjeve të mjaftueshme, ai rekomandon konsumimin e frutave dhe perimeve të ndryshme.
"Duhet të ushqeheni ngadalë, ndërsa ushqimin duhet ta përcillni me lëngje. Sallata duhet të jetë me disa lloje të ndryshme të perimeve të freskëta. Syfyrin kuptojeni si mëngjes dhe hani ushqimet që zakonisht i hani për mëngjes. Kur është fjala tek mishi, atëherë duhet të përdorët sa më pak mish i yndyrshëm. Gjithashtu, është shumë e rëndësishme të mos ngopemi. Duhet t’ju lehtësojmë organeve të tretjes që ta tretin ushqimin të cilin e hamë. Hani ngadalë dhe përtypuni gjatë", tha Hulaga.