Parlamenti i Filipineve ka miratuar një projekt-ligj mbi autonominë e Mindanaos
Parlamenti i Filipineve votoi Projektligjin për Rajonin Autonom Bangsamoro (BOL), i cili jep një autonomi të gjerë në krahinën Mindanao, e banuar nga Muslimanët Moro.
Media lokale "Phil Star" raporton se projektligji do të hyjë në fuqi pas dekretimit të presidentit Duterte.
Me këtë veprim autoritetet e Filipineve duan t'i japin fund krizës rebele shumëvjeçare në rajon.
Pas katër dekadave të konfliktit në të cilin më shumë se 120,000 njerëz humbën jetën, rebelët e Frontit për shpëtim i muslimanëve Moro (MILF) kanë nënshkruar në mars të vitit 2014 një marrëveshje paqeje me qeverinë e Filipineve.
Vitin e kaluar, MILF i propozoi Presidentit Douterteu miratimin e një ligji që do të siguronte një autonomi të gjerë për provincën muslimane Mindanao dhe ishujt e saj.
Në fund të prillit, Duterte tha se deri në fund të majit ligji do të miratohet ose në të kundërtën ai do të dorëhiqet nga funksioni i presidentit të shtetit.
Ai tha se duhet t’i jepet prioritet këtij projektligji sepse është lodhur nga përpjekjet për të zgjidhur mosmarrëveshjen e vazhdueshme në Mindanao.