E tërë mjekësia në gjysmën e një ajeti kuranor

Allahu i Lartësuar në një ajet kuranor ka thënë: “…Hani dhe pini, por mos e teproni…” (A’raf, 31).

Komentatori i njohur i Kur’anit, Kurtubiu i ka bërë një koment të shkëlqyer këtij ajeti, dhe pasi që përmend se ngrënia e tepërt është e papëlqyeshme fetarisht, ai prek edhe dobitë e të ngrënit pak, ku ndër të tjerash thotë: “Në të ngrënit e paktë ka shumë përfitime. Kjo bën që trupi i njeriut të jetë më i shëndetshëm, kujtesa më e mirë, të kuptuarit më i qartë, nevoja për gjumë më e paktë…”
Më pas, ai përmend dëmet e të ngrënit tepër:
“Në të ngrënit e tepërt ka tejmbushje të stomakut e prishje të ushqimit të patretur. Kjo shkakton sëmundje të ndryshme, kështu që personi në fjalë kërkon më shumë kurim sesa ai që ha pak.”
Disa mjekë thonë: “Kurimi më i mirë qëndron te vlerësimi i përshtatshëm i ushqimit që konsumohet.”
Pejgamberi ynë, Muhammedi a.s., e ka shpjeguar këtë në mënyrë të plotë, që është e njëjtë me fjalën e mjekëve, kur ai thotë: “Biri i Ademit nuk mund të mbush enë më të keqe sesa stomakun e tij. Është e mjaftueshme për birin e Ademit të hajë disa kafshata sa për ta mbajtur shpinën drejtë. Dhe nëse është e nevojshme për më shumë, atëherë të lërë një të tretën e stomakut për ushqim, një të tretën për ujë dhe një të tretën për ajër.”


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Shkolla Verore mirëpret fëmijët nga data 6 korrik