Në vend që të mbyllte restorantin ose të rriste çmimet e ushqimit gjatë pushimeve të Krishtlindjeve, pronari i një restoranti në Londër me emrin Hasan Masud, vendosi të bënte diçka të mrekullueshme.
Ai, gjatë pushimeve, e la restorantin e tij turk të hapur dhe vendosi një letër në derë ku shkruante:
“Pa pagesë – askush nuk ha vetëm në Krishtlindje! Ne jemi këtu për t’u ulur me ju! Vakte falas për njerëzit e pastrehë mes orës 12 dhe 18. Të pastrehët dhe të moshuarit janë të mirëpritur!”.
Pak kohë pasi e kishte vendosur këtë letër, njerëzit filluan ta vërejnë. Njoftimi u publikua në internet dhe u pëlqye nga miliona njerëz në mbarë botën.
Hasani për ‘Buzzfeed News’ kishte thënë se nuk e kishte për qëllim që ky gjest i tij të merr jehonë kaq të madhe, ai vetëm kishte dëshirë që të bëjë gjënë e duhur për njerëzit në nevojë.
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/letra_1545729428.jpg[/img]