Pas shumë viteve rimëkëmbet medreseja historike në Turqi

Turqia së shpejti do t’i hapë dyert e medresesë së lashtë “Gök” të periudhës së Perandorisë Selxhuke në provincën Sivas pasi kanë përfunduar punimet e restaurimit, raporton Anadolu Agency.

Objekti i ndërtuar nga veziri Sahip Ata Fahreddin Ali në vitin 1271, i njohur ndryshe edhe si “Medreseja e Kaltër” për shkak të pllakave të kaltra, është restauruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve.
Guvernatori i provincës Sivas, Salih Ayhan, tha në një deklaratë për gazetarët se punimet e restaurimit tashmë kanë përfunduar dhe se objekti 748-vjeçar ende qëndron i fortë përkundër kohës së kaluar.
Ayhan tha se hapja është planifikuar gjatë vizitës së presidentit Recep Tayyip Erdo?an në qytetin e Sivasit.
“Duam që presidenti ta shohë gjendjen e fundit të medresesë ‘Gök’. Banorët e Sivasit janë shumë të lumtur për nxjerrjen në dritë të identitetit të një monumenti të këtillë historik”, theksoi Ayhan.
Guvenratori i provincës njoftoi se medreseja planifikohet të shërbejë si “Muze Vakëfi”, edhe pse janë bërë edhe bisedime dhe punime që ajo të jetë një “Muze i Dijetarëve Islam”.
“Të dyja mendimet janë të kuptimshme, por vendimin do ta japë Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve. Së shpejti, mbase deri në verë, do të dihet se si do të përdoret”, tha Ayhan.
Restaurimi i medresesë ka përfunduar në tërësi, por aktualisht ka mbetur vetëm të caktohet se për çfarë qëllimi do të përdoret objekti, shtoi Ayhan.
Ndryshe, restaurimi i medresesë “Gök”, e cila bën pjesë në mesin e objekteve të shquara selxhuke, ka filluar në gusht të vitit 1997 nga një ekip prej tetë ekspertësh të Universitetit Teknik të Stambollit.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip