Fushatë në gjithë Evropën: Urdhëroni, unë jam musliman

Muslimanët në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin dhe disa qytete tjera evropiane u kanë dhuruar kalimtarëve trëndafila në emër të bashkëjetesës dhe intensifikimit të dialogut ndërfetar.

Qëllimi i fushatës, i titulluar "Urdhëroni, unë jam musliman", organizuar nga lëvizja "Milli Gorus" (IGMG), është të eliminojë paragjykimet ndaj muslimanëve në vendet evropiane.

Në disa sheshe qendrore të Berlinit, të rinjtë muslimanë dhuruan trëndafila dhe broshura, ku mund të gjenden informacione rreth islamit. Të interesuarit mund të hyjnë edhe në xhami në Berlin dhe të dëgjojnë ligjërata rreth Islamit.

Kryetari i qendrës rinore në xhaminë Mevlana në Berlin, Erhan Akbas shprehet i lumtur për fushatën që organizohet prej disa vitesh.
"Ne donim që ky të ishte një gjest i mirë për njerëzit që bashkëjetojmë në kryeqytetin tonë. Jo-muslimanëve të qytetit tonë i dhuruam trëndafila dhe i ftuam në xhami për t'ju shpjeguar atyre disa gjëra rreth besimit tonë ", tha Akbas.

Përveç Gjermanisë, e njëjta fushatë është organizuar edhe në disa qytete në Holandë, Austri dhe vende të tjera evropiane.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip