Federata angleze e Futbollit (FA) ndryshon traditën sa u përket festimeve që shoqërojnë kompeticionet e organizuara prej saj, si kampionati dhe kupat, mes të cilave “FA Cup”.
Ajo ka vendosur të ndalojë shampanjën në festat e zakonshme të skuadrave, duke filluar që nga finalja e këtij viti e FA Cup, mes Manchester Cityt dhe Wiganit.
Sipas një komunikate, vendimi është arsyetuar se ajo dëshiron të respektojë shumë futbollistë myslimanë që luajnë në futbollin e këtij vendi, që e kanë të ndaluar të konsumojnë pije alkoolike, por edhe për të dhënë një lloj këshille për minorenët.
Në fakt, skuadrave që do të triumfojnë në kompeticionet e Federatës së Futbollit do t’u jepen pije joalkoolike të gazuara, për të çuar deri në fund gëzimin e tyre për trofeun që do të ngrenë në fund të sezonit.