Abdullah bin Xheferi , r.a., ka treguar që i Dërguari i All-llahut, s.a.v.s., e kishte zakon të hante hurma të freskëta dhe të pjekura me kastravecë. (1)
Kastravecët kanë shkallën e dytë të ftohtësisë dhe lagështisë. Ata i qetësojnë sekrecionet e vrerit të trupit, e ulin temperaturën e lartë të lukthit dhe gjatë tretjes kanë një shkallë të ulët të prishjes. Kastravecët ndihmojnë në paksimin e dhembjeve të fshikës urinare, aroma e mirë e tyre është e dobishme në rastet kur humben ndjenjat, farat e tij e rrisin sekrecionin e urinës, kurse gjethet e tij përdoret si balsam në shërimin e kafshimit të qenit.
Kastravecat treten ngadalë, kurse temperamenti i tyre i ftohtë ka disa pasoja, prandaj ata duhet të jenë të ekuilibruar në mënyrë që të neutralizohet çfarëdo e keqe që mund ta përmbajnë dhe, për t'i bërë sa më optimale dobitë e tyre, i Dërguari i All-llahut, s.a.v.s., ka ngrënë kastravecë me hurma të freskëta e të pjekura (arab. ratib), që janë të nxehta dhe të lagështa në shkallë të dytë. Përndryshe, pasojat e kastravecit nund të neutralizohen duke ngrënë stafidhe ose mjaltë.
1. Buhariu, 9/495; Muslimi, 2043; Ebu Davudi, 3835; Tirmidhi, 1845.
MJEKËSIA E PEJGAMBERIT MUHAMMED
Përktheu nga boshnjakishtja
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi