Daueja në epokën e elektronikës

Dr. Enver Hamid

Rrota e jetës rrotullohet e zhvillimet e saj nuk kanë të ndalur. Bota çdo ditë është në risi...
Allahu i shpalli Ibrahimit, alejhi’s selam: “I mençuri që ka mendjen e kthjellët duhet të jetë syçelë ndaj kohës së tij”(1). Për të qenë vigjilent ndaj kohës duhet ecur në hap me zhvillimet dhe teknologjinë e saj.
Bota rreth nesh përparon e zhvillohet, e kush nuk përparon, prapëson. Prej zhvillimeve bashkëkohore është edhe interneti, i cili disponon me karakteristika të shumta dhe përdoruesve iu dhuron kënaqësinë e shprehjes së lirë të mendimit dhe ideve të tyre që në qarqe tjera nuk mund t’i shprehin dot. Element tjetër është edhe lidhja e shpejtë dhe
sigurte që garanton interneti pa patur nevoje të qëndrosh në kabina telefonike apo të paguash shuma parash. Interneti konsiderohet mjeti më i shpejt, më i lirë dhe me mundësitë më të mëdha për kontaktim të atyre që dëshiron. Mjafton që të shtypesh butonin e tastierës (enter) dhe kjo realizohet.
Për shkak të përdoruesve të shumtë mund të kesh qasje në çdo faqe, forum, grup, dhe për një çast te lidhesh me miliona njerëz. Brenda pak minutave falas mund të dërgosh shkresa në adresë të miliona njerëzve.
E tërë kjo shton përgjegjësinë e duatëve (misionarëve muslimanë) në kumtimin e fjalës së Allahut.
Nëse në të kaluarën muslimanët duheshin që të shpenzonin shumë e madje edhe të rrezikonin jetën e tyre vetëm e vetëm që mesazhin islam tua përcillnin njerëzve, madje duke bërë me mijëra kilometra, çfarë na pengon neve sot që falë ndihmës së Allahut e pastaj teknologjisë së internetit mund të arrijmë kudo, kurdo, tek çdokush, për tua prezantuar misionin tonë?

"... Dhe All-llahu ua largoi luftën besimtarëve...” el-Ahzab, 25.

Çfarë do t’i thuash Zotit tënd nesër kur të pyet:
- Përse nuk e kumtove fenë e Zotit tënd?
- Çfarë të pengoi?
- Përse nuk e shfrytëzove Internetin, Skype-n, Facebook-un, Twitter-in?
- Përse nuk e-mailoje njerëzit?
- Përse nuk pate dhomë në Chatt që tu flasësh njerëzve për Islamin po ua dhatë këtë mundësi të tjerëve ta fyejnë Islamin e të hedhin dyshime për të dhe autenticitetin e tij?
O ju hoxhallarë! Mos u arsyetoni, dhe mos thoni se nuk e njihni këtë teknikë ngase ajo nuk është më e vështirë se përdorimi i mobilit. Të duhet shumë pak kohë dhe mund për të përvetësuar mënyrën e përdorimit.
Ta dini o ju hoxhallarë se në kohën kur ju uleni në xhami(2) për t’i dhënë ders disa dhjetëra njerëzve, shumica të moshuar, vetëm në Egjipt në atë kohë ka mbi 12.000.000 përdorues të internetit, dhe atë ndërmjet moshave 12-35 vjeç.
A do të injoroni këto shifra dhe do t’i anashkaloni – të nderuar hoxhallarë – për tua kumtuar fenë e Zotit tuaj? Interneti është bërë ndër qarqet informative më me ndikim ndaj mos ngurroni dhe mos humbni kohë... Ejani ta përhapim fenë e Allahut!
Allahu na dhëntë sukses për çdo punë që e do Ai dhe është kënaqësia e Tij në të!



1). Këtë thënie e ka transmetuar Ebu Dherr-rri ndërsa e ka regjistruar Ibni Hibbani në Sahihun e tij. Albani në Silsiletu’d daifah ve’l meuduah, 7/91, e llogarit të dobët.
2 Autori nuk nënvlerëson rolin që ka xhamia porse mjaftimi vetëm me të si mjet i Daues është ajo që nuk
pajton me të autori.


Burimi:http://www.hadielislam.com
Përshtati në shqip: Sedat ISLAMI
29-8-2010