Dikush pyeti: Pse shkojmë në xhuma?

Botuesi i gazetës ‘Xhammat’ pranoi një ankesë nga një musliman i cili shkroi se nuk kishte kuptim të shkohej çdo të premte në xhami.

Ai shkruan:

"U bënë 30 vjet që po shkoj në xhuma dhe rreth 3000 hytbe (predikime) kam dëgjuar. Për çudi nuk më kujtohet asnjëra nga to. Mendoj se është e padobishme… dhe imamët po ashtu po humbin kohë duke mbajtur gjithë atë hytbe."
Kjo ngjalli një polemikë të vërtetë në rubrikën "Letrat e botuesit" aq shumë saqë e trembi botuesin. Kjo vazhdoi për disa javë derisa dikush u përgjigj:
"Tanimë u bënë 30 vjet që jam martuar. Gruaja ime pothuajse 32.000 racione më ka përgatitur. Për çudi nuk më kujtohet as edhe i vetmi ushqim se çfarë ka qenë. Por e di që të gjitha më kanë ushyqyer dhe më dhanë fuqi që kisha nevojë për punën time. Nëse gruaja ime nuk do më kishte dhënë këto racione do të vdisja deri tani.



Përktheu: Safet Pllana


Artikulli i kaluar
Bota flet me gjuhën e Islamit
Artikulli radhës
Intelektualizmi islam