Tre mite rreth fitnesit gjatë agjërimit

Ndërsa ditët kalojnë e Ramazani afrohet, na kap një lloj ngutie ngazëllyese e përgatitjeve! Shumë prej nesh nguten që t’i mbushim frigoriferët me vakte të ngrira e të shijshme, krijojmë zbukurime në ambientin ku jetojmë, dhe organizojmë oraret për Ramazan. Sidoqoftë, veç këtyre përgatitjeve të shumta, ne prapëseprapë përballemi me energji të shterur, lodhje, dhe molisje gjatë agjërimit. Arsyeja e gjithë kësaj është neglizhimi ynë rreth disa përbërësve kryesorë që mundësojnë lehtësimin gjatë agjërimit të Ramazanit siç janë trupi, shëndeti, dhe energjia jonë. Të gjithë e dimë sa e nevojshme është energjia për të kryer ibadete veçanërisht për netët e gjata të namazeve, kësisoj kujdesi për trupin gjatë Ramazanit ka rëndësi shpirtërore. Në mënyrë që të superpërmbushim agjërimin tonë dhe të kemi më shumë fuqi për ibadete, familjen, dhe punën dhe ne thjesht nuk mund ta injorojmë fitnesin gjatë muajit të Ramazanit!

Në këtë artikull unë do të sqaroj tri keqkuptimet më të shpeshta rreth fitnesit gjatë agjërimit dhe do t’i paraqes mënyrat praktike që do t’iu ndihmojnë të arrini Ramazanin më të shëndetshëm!

Miti i parë: Ushtrimet trupore në Ramazan janë humbje kohe

Për një arsye ose tjetër muslimanët hyjnë në Fejsbuk, Instagram, Tëitter, shkojnë në punë, thërrasin miqtë dhe bëjnë gjithçka tjetër por kur mendojnë për të ushtruar në Ramazan papritur ushtrimet bëhen humbje kohe. Në fakt, kujdesi ndaj vetes me ushtrime fizike përmban një cilësi e cila e ndihmon rritjen e energjisë për të përmbushur ibadetet me anë të rritjes së energjisë. Vetë i Dërguari a.s. ka thënë: “Me të vërtetë trupi juaj ka të drejta mbi ju.” ( Sahih, Buhariu) Trupat tanë kërkojnë kujdes dhe vemendje në mënyrë që të japin më të mirën. Jeta e muslimanit zhvillohet rreth të qënit në baraspeshë dhe ne duhet të organizojmë orare për ushtrimet në mënyrë që t’i ndihmojmë ibadeteve në këtë muaj. Faktikisht ndërprerja e papritur e ushtrimeve gjatë këtij muaj mund të çojë në shumë pasoja negative që ju pengojnë në arritjen e potencialit tuaj të plotë këtë Ramazan. Thelbësisht, ushtrimet gjatë Ramazanit janë të rëndësishme për shëndetin tuaj fizik dhe mendor. Praktikimi i fitnesit në Ramazan ju ndihmon efektivisht të arrini synimet tuaja shpirtërore dhe nuk është humbje kohe! Bëjini ushtrimet qëllim këtë Ramazan kështu që do të keni më shumë energji për t’i arritur qëllimet e Ramazanit dhe të merrni më të mirat e këtij muaji të bekuar. Duke e filluar me qëllim të mirë, ju mund të shpërbleheni për kohën që harxhoni duke bërë ushtrime në Ramazan!

Miti i dytë: Ushtrimet në Ramazan janë të pasigurta dhe të rrezikshme

Ushtrimet në Ramazan kanë efekt dhe janë të sigurta. Po, dehidratimi paraqet një rrezik të vërtetë gjatë fitnesit në agjërim, sidoqoftë ky rrezik mund të evitohet lehtë duke i rregulluar oraret për ushtrime në Ramazan. Të zgjedhurit e një kohe të duhur për të kryer ushtrime është rrugë që krijon siguri gjatë muajit të Ramazanit. Javët afër Ramazanit janë koha e duhur për t’u angazhuar rregullisht me ushtrime në mënyrë që të kaloni në oraret e Ramazanit pa e shqetësuar trupin. Kur ushtroni në Ramazan vërejeni me kujdes se si funksionon trupi juaj dhe ndërprejini menjëherë ushtrimet nëse ndjeni parehati. Praktika, dhe njohuritë rreth trupit tuaj janë çelësi për ushtrime të qeta dhe sigurta.

Miti i tretë: Merreni me terezi, trupi juaj ka nevojë për pushim gjatë Ramazanit, apo jo?

Nevojat ditore të trupit tuaj për aktivitet fizik NUK zhduken në Ramazan thjesht sepse nuk hani gjithë ditën! Gjatë Ramazanit ju duhet të arrini 30 minuta aktivitet për të përmirësuar energjinë, humorin, aftësitë njohëse dhe prodhuese. Kjo përfshinë kohën e kushtuar për ushtrime si dhe levizjet tjera të shtuara gjatë ditës. Shumë muslimanë kanë mëdyshje rreth çështjes se cilat ushtrime janë më të dobishme në Ramazan. Mbajeni mend se lloji i ushtrimeve që bëni varet nga koha që ju ndani për t’iu kushtuar ushtrimeve. Kërkimet kanë treguar se shumë lloje të performancës atletike siç janë ushtrimet submaksimale, kontraksionet muskulare dhe fuqia NUK NDIKOHEN nga agjërimi. Shumë prej ushtrimeve tuaja të preferuara mund t’i kryeni lehtësisht gjatë Ramazanit thjesht duke zgjedhur kohën e duhur dhe me disa ndryshime të vogla! Gjithashtu kini parasysh synimet tona rreth ushtrimeve në Ramazan ndryshojnë. Ne duam të ushtrojmë për më shumë energji, ibadete dhe produktivitet gjatë ditës, si dhe për TË MBAJTUR forcën dhe potencialin tonë të zemrës. Të pasurit të një plani të duhur të fitnesit është një nga gjërat më të mira që ju mund të bëni për veten këtë Ramazan. Pra, si e mendoni planin tuaj të ushtrimeve këtë Ramazan? Në ditët që kanë mbetur mos e neglizhoni një nga aspektet më të rëndësishme të përgayitjeve për Ramazan që ju mbush trupin me energji dhe ju ndihmon të kaloni një muaj të bukur dhe të përmbushur shpirtërisht. Ndani kohë për trupin tuaj dhe investoni në ushtrime në mënyrë që të fokusoheni në shpirtin tuaj këtë Ramazan! Do ia dilni, inshaaAllah!



Amina Khan
Përktheu: Rahmete Misini Zejnullahu
muslimania.al


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Në Gjakovë u bë përurimi i dorëshkrimit “Sahihu i Buhariut” – kopja e Juninit (Video)